“Momenti historik ishte më 27 prill 2017, kur për herë të parë shqiptarët, me sakrificë e me gjak fituan Kryetarin e Parlamentit. Në atë kohë, disa deputetë ikën nga Kuvendi, nga ai moment historik, e në mesin e tyre iku edhe Afrim Gashi. Ai iku duke thënë se një shqiptar Kryetar Kuvendi nuk ka peshë, është vetëm simbolikë, nuk votoi Talat Xhaferin dhe sikur të mos mjaftonte kjo, iku edhe kur rrezikohej jeta e kolegëve të tij shqiptarë. Sot, po i njëjti tenton që zgjedhjen e tij ta quaj moment historik, duke u zgjedhur në një post që vetë ai e quajti të pavlerë dhe kërkon që të tjerët të bëjnë atë që se bëri ai” ka shkruar Arben Zeqiri nga ASH-ja