Afrim Gashi është kryetari i ri i Kuvendit të RMV-së. Nga gjithsej 82 deputetë të pranishëm në seancën për zgjedhjen e tij, 76 votuan “pro”, 6 ishin “kundër”, ndërsa asnjë nuk abstenoi.
Në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi falënderoi të zgjedhurit e popullit për besimin e dhënë dhe tha se do të garantojë të drejtën e qëndrimit dhe fjalës personale si për deputetët e qeverisë ashtu edhe për ata nga opozita.
Deputetët nga E Majta votuan kundër zgjedhjes së Gashit, ndërsa deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI nuk ishin të pranishëm në sallë.