Ish-kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka reaguar në profilin e tij në Facebook në lidhje me parimin e qeverisjes Fituesi me Fituesin.
“I dëgjoj disa derisa thonë: “Ju e keni thyer të parët parimin në vitin 2016 kur bëtë koalicion me LSDM-në. Edhe njëherë them se mekanizmat mbrojtës të marrëveshjes së Ohrit, që ishin kushti për t’u dakorduar për një rend të tillë kushtetues, ishin për të mbrojtur komunitetin e dytë nga majorizimi, sepse shumica i ka numrat për ta mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani.
Sipas tij, pa mekanizmat e mbrojtjes së legjitimitetit, shqiptarët shndërrohen në popull të para marrëveshjes së Ohrit, që ka nevojë për mekanizma të rinj mbrojtës nga defaktorizimi dhe margjinalizimi.