Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi- Zejd në Daily Click në TV21 tha se do të jetë e kotë që kushdo qoftë të jetë pjesë e qeverisë nëse nuk ka ndryshime kushtetuese. Zejdi thotë se Arben Taravari dhe Afrim Gashi nga VLEN “po i hanë fjalët e tyre” në lidhje me këtë çështje.
“A ishte në emisionin e juaj Taravari që e konfirmoi se është nënshkruar një dokument i tillë, bile tha se ka qenë nisma e tij, si iniciatorë ai ka qenë për një dokument të tillë, për një marrëveshje xhentellmene të firmosur me shkrim me gjithçka. Thjesht ata e tërhoqën, e hëngrën fjalën e tyre në ditën që u joshën me pushtet, me pushtet servilizmi dhe nëse ata e kanë hëngër këtë fjalë, çfarë mendoni ju, se do të presin 6 muaj, këtu vendos VMRO-ja”, theksoi Zejdi.
“Edhe ai tjetri që nuk e di a është nënshkrues apo nuk është nënshkrues, ai e di shumë mirë që është nënshkrues”, tha Zejdi për Gashin.