Profesoresha uninversitare Mirjana Najçevska, reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve.
“Nuk e thotë njeri me përvojë dhe dije, ose njeri që din ta udhëheq Kuvendin, ose njeri që me përpikmëri do ta zbatojë ligjin dhe Rregulloren dhe do të mundësojë funksionimin e Kuvendit, por thotë, shqiptar”, thotë Najçevska.
Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha për Radio Televizionin e Kosovës se shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit.