www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Marrëveshje Kosovë-SHBA kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja!

Posted on May 19, 2024May 19, 2024 by User User1

Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një marrëveshje mirëkuptimi kundër atij që cilësohet si manipulim i informacionit nga shtetet e huaja. Sot pas takimit mes tyre në Prishtinë, firmat i hodhën presidentja Vjosa Osmani, si dhe nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomacinë e Çështjet Publike, Liz Allen.

Kryetarja e shtetit, Osmani, vuri në dukje se vizita e zyrtares së lartë Allen, simbolizon partneritetin e palëkundur mes Shteteve të Bashkuara e Kosovës, si dhe shtoi se dëshmon përkushtimin reciprok për bashkëpunim, me qëllim luftën ndaj sfidave të përbashkëta.

Osmani deklaroi:

Në dritën e zhvillimeve dhe dinamikave globale, padyshim që sfidat shtohen. Mirëpo, bashkëpunimi ynë është materializuar në mënyra të jashtëzakonshme.

Më tej, presidentja përmendi dhe një mori marrëveshjesh të nënshkruara me agjenci amerikane e që veprojnë në Kosovë.

Osmani shprehu bindjen se marrëveshja e saponënshkruar do të ndihmojë në bashkimin e forcave kundër manipulimit të informacionit, duke vënë në dukje se fushatat dezinformuese paraqesin kërcënim të madh për stabilitetin e Kosovës e të gjithë Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, përmendi po ashtu rrezikun nga sulmet kibernetike.

Fatkeqësisht, as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon, nëpërmjet satelitit të saj Serbisë. Kjo, jo vetëm që është shqetësuese, por paraqet kërcënim aktiv për destabilizim të rajonit tonë.

Nënsekretarja amerikane Liz Allen u ndal për një vizitë edhe në Serbi më 15 maj, pra katër ditë më parë.  Atje u takua me presidentin e vendit, Aleksander Vuçiç, me të cilën, siç u bë e ditur, ndër të tjera bisedoi në lidhje me rëndësinë e përparimit në dialogun me Kosovën. Sot në Prishtinë, Allen përsëriti qëndrimin se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është hap thelbësor për vendin.

Kosova dhe Serbia dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Bisedimet vijojnë që prej vitit 2011. Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

Bashkimi Europian ka përsëritur disa herë se zgjidhja e të gjitha problemeve mes dy vendeve është faktor tejet i rëndësishëm për rrugën europiane të secilit prej tyre.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara