Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese sot është sulmuar në qendër tregtare në Shkup. Sulmuesi së pari është fjalosur dhe më pastaj është afruar në tryezë.
Kur sigurimi ka vlerësuar se ekziston rrezik për sulm fizik, menjëherë kanë reaguar dhe kanë thirr policinë.
Nga policia konfirmuan se bëhet fjalë për personin V.P.G nga Bogdanci.
”Sot, zyrtarët policorë të SP Qendër në ora 14:00 kanë privuar nga liria V.P.G (57) nga Bogdanci, i cili ka kërcënuar D.K (67) nga Shkupi. Me fjalët do të mbash përgjegjësi. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal”, thonë nga policia.