Ambasadori i Bosnje-Hercegovinës në Kombet e Bashkuara, Zllatko Llagumxhija ka bërë të ditur se është arritur pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë.
Ndryshimet në rezolutën që e ka parë Radio Evropa e Lirë përfshijnë shprehjen “sipas të drejtës ndërkombëtare” dhe shprehja “jokolektive” është zëvendësuar me “individuale”.
“Ne kemi qenë të heshtur ndaj mohuesve të gjenocidit teksa ata kanë festuar dhe kanë ‘caktuar’ e më pas ‘anuluar’ mbledhje joekzistente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, si dhe bënin vlerësime për ‘Rezolutën gjenocidin në Srebrenicë më 1995’ para se ta lexonin dhe para se të finalizohej teksti”, ka thënë Llagumxhija në një postim në X, platformë e njohur më parë si Twitter./koha.mk