Udhëheqësi sllovak, Robert Fico, u qëllua disa herë së fundmi teksa përshëndetej me mbështetësit e tij pas një takimi qeveritar në Handlova.
Menjëherë pas atentatit ndaj tij, Fico i është nënshtruar një operacioni i cili thuhet të ketë shkuar mirë.
Mirëpo, bëhet e ditur se gjendja e tij është përkeqësuar së fundmi andaj ai është detyruar t’i nënshtrohet një tjetër operimi, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.