Koalicioni VLEN nuk do të insistojë me çdo kusht për ndryshime kushtetuese, siç e kishte paralajmëruar para zgjedhjeve. Izet Mexhiti thotë për “Alfa” se do të kujdeset për ndjenjat e maqedonasve dhe do të kërkohet garancion nga Bashkimi Evropian për integrim të sigurt të Maqedonisë.
Ndryshimet varen fillimisht nga komuniteti më i madh, dmth. nga maqedonasit në këtë vend. Në asnjë rast nuk duam që ata të ndihen të kërcënuar, të lënë në vete. Përkundrazi, ne duam që së bashku të gjejmë një rrugë të përbashkët drejt integrimit, që është aspirata e vetme për të gjithë qytetarët e vendit, tha Mexhiti për TV Alfa.