Nuk ka asnjë justifikim që Ballkani Perëndimor të mos jetë gati për hyrjen në BE deri në vitin 2027, i tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhei, Talat Xhaferit, Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës, Albin Kurtit, Bojana Kristos dhe Milojko Spajicit në samitin e Kotorrit të Malit të Zi, shkruan gazeta Avaz nga Sarajeva.
Varheji tha se Plani i Zgjerimit së BE-së është realitet, zbatimi i të cilit tashmë ka filluar.
“Duket se rajoni jo vetëm e ndjen, por edhe e kupton dhe jep rezultate”, tha ai.