Vladet Xhaferi nga BDI në Daily Click në TV21 tha se VLEN me bisedimet me VMRO-DPMNE-në po i kthen shqiptarët mbrapa. Xhaferi tha se VLEN-i do të marrë postet që do t’ia ofrojë VMRO-DPMNE-ja.
“Si humbës nuk mund të merrni më tepër sesa do të ju japë VMRO-DPMNE-ja. Është për të ardhur keq gjithë kjo që po e dëgjojmë sot nga bashkëfolësi ynë se si në këtë formë po tentohet të minohet e e gjithë ky avancim të cilin e kanë pasur shqiptarët dhe gjitha ajo sakrificë që është bërë ato 20 vite, për të qenë të barabartë në këtë shtet”, theksoi Xhaferi.