www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tragjedia në Bunë, mjekët: Alma Arrazi nuk ishte paciente me probleme të shëndetit mendor!

Posted on May 8, 2024May 8, 2024 by User User1

Erdgys Arrazit, bashkëshortit të Alma Arrazit iu dha leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve të tij më të vegjël në Shkodër. Ata u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare, trupi i së cilës u gjet i pari. Por, ai nuk ka mundur të shkojë pasi policia nuk mori përsipër ta shoqërojë, pavarësisht lejes së miratuar edhe nga prokuroria. Erdgys Arrazi u arrestua nga uniformat blu për shkaktim të vetëvrasjes.

Familjarët e Almës, të cilës iu dha lamtumira e fundit e tashmë prehet në Durrës pranë nënës së saj, e akuzuan kryefamiljarin për dhunë fizike. Ndërkaq, në varrimin e saj ra në sy prania e vetëm pak njerëzve.

Në fundjavë, Alma Arrazi u hodh në ujërat e Bunës bashkë me tre fëmijët e mitur: djalin 3 vjeç dhe vajzat e moshave 7 e 9 vjeçe. Trupat e tyre u rikuperuan pas kërkimeve intensive, me përfshirjen edhe të ushtrisë. Vetëm 9-vjeçarja u gjet menjëherë nga një peshkatar i zonës, i cili njoftoi autoritetet e tha për mediat se shpresonte deri në fund që të mos ishte një njeri në ato ujëra.

Mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi njëherazi shef shërbimi i Psikiatrisë Komunitare, u shpreh se Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, ashtu siç pretendojnë bashkëshorti Erdgys Arrazi dhe familjarët e tij. Sipas tij, vizita e fundit me të ndjerën ka qenë para dy vitesh kur merrte shërbim mjekësor për çrregullim të humorit e për ankth. Madje, mjekimi nuk ishte i karakterit të një sëmundshmërie kronike, ndaj nuk ishte regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte, si e tillë do të ndiqej nga ne e do të kishte kartelë që të trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë kushdo dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara