www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Dhunohej barbarisht”- Kush është 31 vjeçari që çoi në vetëvrasjen e familjes Arrazi?!

Posted on May 5, 2024May 5, 2024 by User User1

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër. Dhuna në familje është bërë shkak që nëna me 3 fëmijët t’i japë fund jetës, pasi dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Bunë pranë Darragjatit. Deri më tani është gjetur trupi i vajëz 9-vjeçare, ndërsa e zhdukur rezulton edhe nëna Alma Arrazi bashkë me dy fëmijët e tjerë, një vajzë, 8 vjeç, dhe një djalë, 3 vjeç.

Motra e Alma Arrazit, pas njoftimit se ajo dhe 3 fëmijët janë zhdukur ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka treguar se Alma dhunohej barbarisht nga bashkëshorti bashkë me fëmijët.

Dëshmia e saj por dhe shenjat e dhunës në trupin e vogëlushes që u gjet e mbytur i krijuan bindjen policisë për ta vene në pranga Ergys Arrizin për veprën penale të Shkaktimit të vetëvrasjes.

Dinamika e ngjarjes është ende e paqartë. Ka qenë vetë 31-vjeçari Erys Arrazi, i cili ka denoncuar në polici më datë 3 maj se gruaja dhe 3 fëmijët janë larguar nga banesa, por pa dhënë detaje të tjera. Në denoncimin e tij, Arrazi ka deklaruar se gruaja është larguar që prej datës 2 maj.

Kush është Ergys Arrazi?

Ergys Arrazi, 31-vjeç është arrestuar ditën e djeshme nga policia pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë në familje. Po ashtu akuzohet edhe për shkaktim të vetëvrasjes së vajzës së tij 9-vjeçare për shkak të dhunës. 31-vjeçari rezulton emër i njohur për policinë, pasi dy vite më parë, së bashku me disa persona të tjerë janë arrestuar për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari raportohet se është vëllai i Edison Arrazi, ky i fundit i dënuar për posedim kanabisi. Vëllai i Arrazit ishte akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës me 6 plumba në trup më 17 maj 2021, në zonën e Livadheve të Shkodrës. Por, Edison Arrazi u la në burg vetëm për posedim kanabisi, pasi nuk u provua se ishte përfshirë në ngjarje.

Ergys Arrazi, ishte personi që denoncoi zhdukjen e bashkëshortes së tij 39-vjeçare, Alma Arrazi dhe tre fëmijëve të tyre të mitur, të moshave 9, 8 dhe 3 vjeç.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara