www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kearns thotë se ShBA e ka gati raportin për Banjskën

Posted on May 2, 2024May 2, 2024 by User User1

Kearns në janar e përmendi vetëm si “aleat”, ndërsa tani e ka zbuluar se janë amerikanët ata që e kanë finalizuar një dosje mbi atë që ndodhi në Banjskën. 

Pas 4 muajsh kur shteti që i referohej nuk i zbuloi gjetjet për agresionin e sulmit paraushtarak në Banjskë, deputetja britanike Alicia Kearns, e tha me emër kush e ka gati një raport, e gjetjen kryesore të tij.

“Shtetet e Bashkuara kanë finalizuar një dosje mbi atë se kush është përgjegjës dhe lidhjet e tyre me Qeverinë e Serbisë, aleatët tanë duhet ta publikojnë atë urgjentisht sepse e vërteta ka rëndësi, llogaridhënia ka rëndësi, sepse pa atë raport e vërteta po mohohet dhe pa atë raport nuk ka asnjë pengesë. Sepse mos-ndëshkueshmëria është përbuzje për rendin dhe sundimin e ligjit”, deklaroi Alicia Kearns, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme.

Kearns zbuloi së pari herë se sulmet e serbëve ndaj KFOR-it, shkuan deri në paralizim.

“Serbët sulmuan edhe 25 pjesëtarë italian dhe hungarez të KFOR-it, disa prej të cilëve nuk do të ecin më kurrë”.

Derisa në Dhomën e Përfaqësuesve të Parlamentit britanik u fol për deklarimet e Aleksandar Vuçiqit për ta rikthyer Kosovën në rrethana të përshtatshme gjeopolitike, ministri David Rutley, zëvendës sekretar shteti për punë të jashtme tregoi se mes Kosovës e Serbisë po vazhdon të kryhet një krim.

“Ne paraprakisht e kemi sanksionuar Radoiçiqin teksa institucionet e Kosovës po e ndjekin penalisht si organizator të sulmit. Dhe i kemi bërë thirrje Serbisë t’i mbajë përgjegjës kryerësit e sulmit si dhe ta adresojnë problemin e vazhdueshëm të trafikimit të armëve përmes kufirit”, deklaroi gjatë kësaj seance David Rutley, zëvendës-sekretar i shtetit për Punë të Jashtme dhe Commonwealth

Tutje, Alicia Kearns tha se përkrahja më e fuqishme për Kosovën nga Britania e Madhe, aktualisht u vlerësua të jetë vota për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por pa kushtet që deri tash janë përmendur nga Franca dhe Gjermania.

“Ka disa zëra nga ndërkombëtarët që thonë se Kosova duhet të pranohet vetëm nëse e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Britania e Madhe duhet ta kundërshtojë me ngulm këtë. Britania e Madhe do të votojë pro Kosovës në Këshillin e Ministrave këtë muaj, pavarësisht progresit për Asociacionin, apo thirrjeve të aleatëve për këtë”, tha ajo, raporton Klan Kosova.

Nga Parlamenti, u falënderua secili ushtar i batalionit që zbarkoi në Kosovë pas Banjskës, që sipas parlamentarëve, e ndryshuan krejt lojën në Kosovë, e njësoj duhet bërë edhe në Bosnje.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara