gazeta amerikane kanë paditur kompaninë OpenAi, e cila zotëron ChatGPT dhe Microsoft për shkelje të të drejtave të autorit. Pas asaj që është bërë tashmë nga New York Times, e cila nisi një veprim të ngjashëm ligjor muajt e fundit, tetë gazetat denoncojnë shkeljen e të drejtave të autorit nëpërmjet përdorimit të artikujve të tyre të trajtuara në modele të ndryshme me anë të inteligjencës artificiale.
Këtë e raporton Axios. Gazetat përfshijnë New York Daily News, Chicago Tribune dhe Orlando Sentinel. Inteligjenca Artificiale dhe ndikimi që do të ketë në shoqërinë tonë ka qenë një nga temat kryesore të debatit në vitin 2023. Që në fillimet e saj Inteligjenca Artificiale shihej me dyshim e frikë, se shumë vende pune mund të mbylleshin dhe mijëra njerëz do të ngeleshin pa punë.
Rikujtojmë, se konkursi i parë në botë i bukurisë për Inteligjencën Artificiale do të gjykojë konkurrentët e krijuar nga AI-të që konkurrojnë për titullin “Miss AI”. Konkursi është pjesa e parë e një programi të çmimeve të prezantuara nga Çmimet Botërore të Krijuesve të AI (WAICA) dhe partneri i saj i parë, Fanvue, një platformë me abonim që mbështet përmbajtje të AI-së.
Sipas faqes së internetit të WAICA, organizata është e përkushtuar për të njohur arritjet e krijuesve të AI në mbarë botën dhe konkursi i “Miss AI” do të vlerësojë konkurrentët në bukurinë e tyre, teknologjinë dhe influencën për të fituar kurorën e Miss AI. Gjyqtarët do të marrin në konsideratë elemente klasike të konkurseve të bukurisë si pamja, qëndrimi dhe përgjigjet ndaj pyetjeve, por konkurrentët gjithashtu do të fitojnë pikë për aftësitë e tyre teknike dhe zbatimin e mjeteve të AI-së.
Në fund, gjyqtarët do të konsiderojnë arritjen e konkurrentëve në mediat sociale, pra normën e rritjes së audiencës dhe mënyrën se si ata angazhohen me fansat në platformat e tyre. Një njoftim për shtyp nga WAICA shënon se konkursi simbolizon një hap madhështor përpara duke u nisur pothuajse 200 vjet pas konkursit të parë të vërtetë të bukurisë që u mbajt në vitet 1880. Paneli i gjyqtarëve të “Miss AI” përfshin dy prej krijuesve më të mëdhenj të AI-së në botë, Aitana Lopez dhe Emily Pellegrini.