www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Historiku i 1 Majit, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve!

Posted on May 1, 2024May 1, 2024 by User User1

Maji, i quajtur edhe Dita e Punëtorëve ose Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve është dita e cila përkujton betejat dhe arritjet e bëra nga punëtorët e po ashtu lëvizjet punëtore. Ajo festohet në shumë vende ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në Kanada, një festë e ngjashme, e njohur si Dita e Punës, kremtohet të hënën e parë të muajit shtator.

Dita e Punës i ka rrënjët në një periudhë demonstratash të fuqishme për të drejtat e punëtorëve të fabrikave gjatë Revolucionit Industrial në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Shoqata e Urdhrit të Kalorësve Amerikanë të Punës (Knights of Labor).

Në vitin 1866, u miratua një ligj i cili caktonte që dita e punës do të ishte 8-orëshe. Ligji hyri në fuqi vetëm vitin e ardhshëm, më 1 maj 1867, ditën në të cilën u organizua një demonstratë e rëndësishme, me të paktën dhjetë mijë pjesëmarrës.

Lajmi shkoi edhe në Europë, ku në ditët e para të muajit shtator të vitit 1864, në kryeqytetin britanik Londër lindi “Internacionalja e Parë” ose Shoqata Ndërkombëtare e Punëtorëve, shumë pranë lëvizjeve të para socialiste e marksiste të kohës.

Sipas enciklopedisë “Britannica”, në Bashkimin Sovjetik udhëheqësit e përqafuan festën e re, duke besuar se ajo do të inkurajonte punëtorët në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkoheshin kundër kapitalizmit. Kjo ditë u bë një festë e rëndësishme në Bashkimin Sovjetik e gjithashtu në vendet e bllokut lindor, me parada të profilit të lartë, kryesuar nga funksionarë të qeverisë dhe Partisë Komuniste, duke nderuar punëtorët e po ashtu duke shfaqur fuqinë ushtarake.

Në Gjermani, Dita e Punës u bë festë zyrtare në vitin 1933 pas ngritjes së Partisë Naziste. Për ironi, Gjermania shfuqizoi sindikatat e lira një ditë pas vendosjes së festës, duke shkatërruar praktikisht lëvizjen punëtore gjermane.

Me shpërbërjen e bllokut komunist, festimet e mëdha të 1 Majit erdhën duke u zbehur. Gjithsesi, ende janë dhjetëra vende në të gjithë botën që e festojnë dhe e kanë shpallur si ditë pushimi, ku festimet janë reduktuar në piknikë e festa më të vogla, por ka edhe protesta e grumbullime në mbështetje të punëtorëve dhe kauzave të tyre.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara