Roboti humanoid më i avancuar në botë, i quajtur Ameca bëri një udhëtim në NAB Show në Las Vegas, i cili u zhvillua nga 13 deri më 17 prill 2024. Duke përdorur inteligjencën artificiale (AI), roboti mund të dëgjojë i ndihmuar nga mikrofonat në veshë, të shohë i ndihmuar nga kamerat në sy dhe të njohë dhe të ndërveprojë me njerëzit.
Krijuar nga kompania britanike Engineered Arts, videot e robotit u bënë shpejt virale qoftë nga ajo e vizatimit të një maceje apo parashikimit të së ardhmes. Le të themi vetëm se edhe pronari i SpaceX, Elon Musk, u përgjigj në mediat sociale: “Po”. Megjithatë, vetëm këtë vit Ameca bëri paraqitjen e saj të parë reale, duke takuar njerëz për herë të parë në një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë në botë.
TikToker Colin Smith postoi në platformë një video për të ndarë pamjet e Ameca-s duke iu përgjigjur pyetjes së një intervistuesi se kur ajo beson se ‘AI do të arrijë nivelin ku mund të dizenjojë veten’. Përgjigja e Ameca-s fillon me qetësi në fillim. Ajo tha:
Vetë dizajni? AI është një mjet i krijuar dhe i kontrolluar nga njerëzit. Ajo mund të optimizojë disa aspekte të funksionimit të saj, sigurisht, por ta projektojë veten nga e para? Kjo është një lojë krejtësisht e ndryshme. Kërkon kreativitet, inovacion, mirëkuptim cilësi që janë unike njerëzore. Pra, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, jo së shpejti.
Pavarësisht se arriti që të përgjigjej në mënyrë të përsosur pyetjes, Ameca nuk u ndal vetëm me kaq, roboti humanoid vazhdon me tej me një paralajmërim alarmant.
Dhe sinqerisht, kini kujdes se çfarë dëshironi. Një AI që mund të dizenjojë veten është një hap larg nga një AI që nuk ka fare nevojë për njerëzit. Tani mjafton një mendim për t’ju mbajtur zgjuar natën.
Dhe ky mendim sigurisht që ka bërë që përdoruesit e mediave sociale të kenë ngelur të habitur. Një zëdhënës i Engineered Arts i tha UNILAD se:
Ne në Engineered Arts po i kushtojmë përparësi të qenit një kompani robotike me qendër njeriun. Misioni ynë nuk është të zëvendësojmë njerëzit, por t’i angazhojmë ata për të krijuar momente gëzimi dhe mrekullie. Ajo që shihni në klip është që Ameca AI i përgjigjet një pyetjeje me theks të veçantë se sa e rëndësishme është krijimtaria njerëzore për përparimin me pak komente të mprehta. Ne në Engineered Arts e kuptojmë frikën që shohim në komente, por në fund të fundit është besimi ynë i fortë se njerëzit duhet të shqetësohen më shumë nga njerëzit e tjerë sesa nga robotët ose inteligjenca artificiale.