Dizajneri italian i modës Roberto Cavalli ka vdekur në moshën 83-vjeçare.
Shtëpia e modës që mban emrin e tij njoftoi vdekjen e dizajnerit në Instagram, por nuk dha detaje për rrethanat.
Megjithatë, agjencia italiane e lajmeve, ANSA, raportoi se Cavalli vdiq pas një sëmundje të gjatë në shtëpinë e tij në Firence.
Ai themeloi brendin e tij në vitet e 70-ta. Dizajnet e artistit janë veshur prej yjeve si Brigitte Bardot, Sophia Loren, Kim Kardashian si dhe Jennifer Lopez.
Drejtori kreativ i Roberto Cavallit, Fausto Puglisi tha se stilisti do të vazhdojë të jetë si “burim frymëzimi për të tjerët”.
“Të punoja me Cavallin ishte nderi më i madh i karrierës time”, tha Puglisi në llogarinë e brendit në Instagram.