Trajneri i Kombëtares Shqiptare Sylvinho dhe ai i Francës Didier Deschamp janë kundër idesë së Federatës Evropianë të Futbollit (UEFA), për zgjerimin e listës së të grumbulluarave për Euro 2024, nga 23 lojtarë, që është aktualisht në 26 lojtarë.
Media Italiane shkruan se i pari që është shprehur pro këtij vendimi është Spalleti i kombëtares së Italisë, trajneri Nagelsmann i kombëtares gjermane, si dhe Koeman i Holandës dhe Southgate i Anglisë.
Teksa dyshime mbi zgjerimin e listës kanë shprehur Sylvinio i Kombëtares së Shqipërisë dhe Deschamp i Francës, raportin ATSH.
UEFA ka thirrur në Duseldorf të Gjermanisë 24 trajnerët e kualifikuar për Euro 2024 dhe do diskutojë nëse do të pranojnë apo jo, zgjerimin e listave.