Të gjithë janë në pritje të shortit të së premtes për të mësuar rrugëtimin e këtyre ekipeve dhe çfarë përballjesh do të dhurojnë goglat deri në finalen e madhe. Por ndërkohë, kanë nisur edhe parashikimet për ekipet që kanë mbetur në garë, se cili prej tyre është favorit për fitoren e turneut. Superkompjuteri i “OPTA”, kompanisë së njohur që përpunon të dhënat statistikore në futboll, ka bërë analizën e përballjeve të mundshme mes skuadrave dhe ka një favorit të dukshëm për fitoren e turneut në këtë edicion.
Mançester Siti i Pep Guardiolës është favoriti absolut për të ruajtur titullin që fitoi në edicionin e kaluar, me 32,3% mundësi. Një përqindje e lartë, duke llogaritur se skuadra e vendit të dytë, Real Madrid, ka vetëm 16,87% mundësi të fitojë trofeun sipas superkompjuterit.
Arsenali është në vendin e tretë me 13,09%, i ndjekur me 11,8% nga PSZH që ka kaluar Bajern Munihun, i cili ka 10,75% mundësi të festojë me trofeun në fund të këtij edicioni. Më pas vijnë me radhe Borusia Dortmund me 5,62% dhe Barcelona me 5,38%. Listën e mbyll Atleitko Madrid me 4,19% mundësi, edhe pse ia doli të eliminonte një skuadër të fortë si Interi.