Granit Xhaka shpallet futbollisti më i mirë i Zvicrës për vitin 2023.
Ceremonia e shpalljes së më të mirëve në futbollin zviceran u mbajt të hënën mbrëma në Bernë.
Të nominuar ishin edhe Manuel Akanjin dhe Zeki Amdounin, ndërsa Xhaka u shpall më i miri për herë të tretë rresht.
Xhaka është kapiten dhe lider i përfaqësueses së Zvicrës. Mesfushori shqiptar tashmë mban rekordin për më së shumti paraqitje për Zvicrën, ku deri tani ka arritur në shifrën e 121 ndeshjeve.
Trofeun e më të mirit Xhakës iu dorëzua nga selektori Murat Yakin.
“Pa përkrahjen e gruas sime, që më përkrah shumë, do të ishte e pamundur”, shtoi Xhaka me trofeun në dorë.
Ai ka falënderuar edhe ekipin dhe stafin, ndërsa është shprehur i lumtur që u shpall më i miri.
“Është shpërblim për punën që e bëjmë çdo ditë. Jam tejet i lumtur që e kam fituar sërish. Jam fitues sonte dhe do të punoj shumë që të jem sërish këtu pas një viti”, ka vazhduar Xhaka, që udhëtoi për në Bernë për ta pranuar çmimin. Ai po shkëlqen te Bayer Leverkuseni, skuadër të cilën po e udhëheq në garën për titull në Bundesligë.
Xhaka ka udhëhequr Zvicrën drejt kualifikimit në “Euro 2024”. Ai për herë të tretë është shpallur më i miri i Zvicrës në futboll. Për herë të parë ishte shpallur në vitin 2017.