Granit Xhaka është shpallur dy herë Lojtari i Vitit, më 2017 dhe 2022.
SFV (Federata Zvicerane e Futbollit) dhe SFL (Liga Zvicerane e Futbollit) do të shpallin çmimet e tyre vjetore për 2023 të hënën, më 15 janar, përcjell albinfo.ch.
Xhaka është edhe kapiten i kombëtares zvicerane, që u kualifikuan në Euro 2024, ku do të jetë një tjetër paraqitje për yllin shqiptar.
Një fitore do të ishte e treta e Xhakës, pasi më parë ishte shpallur Lojtari i Vitit në 2017 dhe 2022.