Pasi Lisa Bonet dorëzoi dokumentet e shkurorëzimit nga Jason Momoa dy vjet pasi çifti njoftoi se ishin ndarë, aktori i Hollivudit ka zbuluar se është i pastrehë.
Ai shpjegoi për Entertainment Tonight se po punon për dokumentarin On the Roam dhe për këtë udhëton shumë.
“Unë tani nuk kam shtëpi. Unë jetoj në rrugë,” tha ylli i Aquaman.
Meqë ra fjala, seriali dokumentar me të cilin po punon ndjek takimet e tij me muzikantë dhe sportistë gjatë udhëtimeve në SHBA. Premiera e këtij projekti të tij është më 18 janar në platformën Max.
Kujtojmë, Momoa është i shkurorëzuar zyrtarisht nga e hëna.
Në dokumentet e siguruara nga mediat, ish-çifti kanë arritur një marrëveshje për pronën e përbashkët. Bonet kërkoi kujdestarinë fizike dhe ligjore të fëmijëve të tyre