Këngëtari britanik Rod Stewart i la stafit të një hoteli me pesë yje në Skoci një bakshish prej 10,000 £ dhe u tha atyre ta investonin me mençuri duke vënë bast që Skocia do të fitojë Kampionatin Evropian të Futbollit.
Stewart (78) e priti Vitin e Ri me gruan dhe dy djemtë e tij në hotelin Gleneagles në Perthshire, raporton Times, duke shtuar se këngëtari britanik theksoi se stafi bëri një punë të shkëlqyer dhe meritonte çdo qindarkë.
“Është mikpritja skoceze në më të mirën e saj. Unë i këshillova djemtë dhe vajzat në Gleneagles të investojnë paratë e tyre me mençuri – t’i investojnë ato në Skoci,” tha ai.
Hoteli Gleneagles, i cili u hap për herë të parë në vitin 1924, ishte i popullarizuar në mesin e personave të famshëm duke përfshirë John Travolta dhe Sean Connery.