Edon Zhegrova e ka nisur vitin 2024 në mënyrë fantastike, duke e vazhduar formën e mirë.
Zhegrova ka shënuar het-trik për ekipin e tij Lille ndaj Golden Lion de Saint Joseph që në pjesën e parë në kuadër të Kupës së Francës.
Ylli kosovar realizoi në minutat 33, 41 e 42.
Golat e tjerë për ekipin francez i shënuan nga dy David e Yazici.
Me rezultatin 7:0 Lille e mbylli pjesën e parë.