Madonna ka treguar se ishte ‘tërhequr zvarrë për në spital pasi humbi vetëdijen dhe ra në dyshemenë e banjës’.
Këngëtarja legjendare amerikane, 65 vjeçe, aktualisht është në mes të turneut të saj mbarëbotëror, i cili pritet të ketë 78 shfaqje, që do të përfundojë në prill 2024.
Duke folur drejtpërdrejt në skenë në Qendrën Barclays në Neë York të shtunën, Madonna tha se është një ‘mrekulli’ që ajo është ende gjallë.
Një pjesë e turneut duhej të riplanifikohej pasi këngëtarja e “Like A Prayer” ishte dërguar me urgjencë në spital pas një infeksioni bakterial.
Madonna u rikthye në skenë vetëm disa muaj pasi fillimisht u sëmur dhe fëmijët e saj thuhet se janë ende të kujdesshëm për shëndetin e saj.
Një burim i tha UsWeekly muajin e kaluar: “Fëmijët e Madonnas nuk donin që ajo të vazhdonte me turneun kaq shpejt, por ata e dinë se muzika është pasioni i saj dhe se ajo ishte e vendosur të vazhdonte turneun”.
Duke folur për një audiencë në Belgjikë, ajo tha se i ishte dhënë një shans tjetër dhe falënderoi fëmijët dhe fansat për mbështetjen e tyre në javët e fundit.