Sot janë rikthyer ethet e Ligës së Kampionëve me shortin e hedhur për të tetën e finales.
Në Nyon të Zvicrës u përcaktuan tetë çiftet e fazës eliminuese pas përfundimit të fazës së grupeve.
Ekipet e mëdha evropiane e kishin një short të favorshëm.
Kampioni aktual i Evropës, Manchester City do të ketë punë Copenhagen.
Kurse, nënkampioni evropian, Inter do të sfidohet nga Atletico Madridi.
Kundërshtar jo fort i vështirë i ra edhe Real Madridit, i cili do të ketë punë me Leipzigun gjerman.
Kurse, Napoli i Amir Rrahmanit do ta ketë një punë të vështirë derisa do të përballet me Barcelonën.