Mesfushori Granit Xhaka është njëri prej tre kandidatëve për ta fituar çmimin e lojtarit më të mirë të Përfaqësueses së Zvicrës. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve për vitin 2023 nga Federata e Futbollit e Zvicrës, do të mbahet më 15 janar, shkruan koha.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka në garë do të jetë me mbrojtësin Manuel Akanji dhe Zeki Amdounin.
Ndërkohë, mesfushori i Aaraut, Valon Fazliu, është në garë për lojtarin më të mirë të “Challange League”, që i bie Kategoria e Dytë e Zvicrës.
Vitin e kaluar Xhaka u shpall më i miri nga Federata e Futbollit të Zvicrës. Ai edhe sivjet ishte lider i mesfushës së Zvicrës, që siguroi kualifikimin në Evropianin e vitit të ardhshëm. Vendosi rekord për ndeshje të zhvilluara me përfaqësuesen helvetike. Xhaka ëhtë duke kaluar sezon të mirë edhe në Gjermani me Bayer Leverkusenin. Për Zvicrën, Xhaka ka luajtur 121 ndeshje dhe ka shënuar 14 gola.