www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mirush Kabashi, mishërim i aktrimit e poezisë

Posted on December 5, 2023 by User User1

Filmografia e letërsia shqiptare bashkëkohore ka njohur shumë figura të shquara, plot talent e profesionalizëm. Ndër protagonistët që i dha kaq shumë komunitetit artistiko-letrar radhitet edhe aktori e interpretuesi i mirënjohur Mirush Kabashi, që njihet si ndër recituesit më të mëdhenj të poezisë në hapësirat shqip-folëse

Por kjo ditë e fillim-dhjetorit çeli duke e gjetur komunitetin artistik e kulturor shqiptar në pikëllim. Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ndërroi jetë sot, më 5 dhjetor, në moshën 75 vjeçare. Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit, e ka njoftuar familja e tij në një njoftim në Facebook zyrtar të aktorit.

Por kush ishte Mirush Kabashi, që i dha aq shumë kinematografisë e letërsisë shqiptare?

Mirush Kabashi lindi në vitin 1948 në qytetin e Shkodrës. Familja e të atit ishte me origjinë nga Gjakova, ndërsa vetë Kabashi u rrit në qytetin bregdetar të Durrësit. Në vitin 1970 ai u diplomua si aktor në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë dhe filloi punë në teatrin “Aleksandër Moisiu” të qytetit të Durrësit.

Mirushi vazhdoi punën në teatrin e Durrësit vazhdoi deri në vitin 1994, duke mbajtur edhe pozicionin e drejtorit nga 1991-1993. Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues ndërsa në vitin 2002 dhe në vijim kaloi në Teatrin Kombëtar.

Më pas punoi në Televizionin Shqiptar, në departamentin e Programeve Artistike si ideator dhe prezantues, kurse nga 2002 në Teatrin Kombëtar. Ai ka dhënë një kontribut të madh në filmografinë shqiptare, me rreth 100 role në teatër dhe filma.

Disa nga filmat ku ai ka luajtur janë:  Kronikë provinciale, Ne dhe Lenini, Nata, Edhe ashtu edhe kështu, Binarët, Telefoni i një mëngjesi, Shoqja nga fshati, Një ndodhi në port, e shumë pjesë të tjera artistike. Mirushi njihet gjithashtu edhe për interpretimet artistike të poezive.

Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrinte që të krijonte një komunikim tejet të afërt me publikun. Kabashi lirshëm mund të cilësohet si Morgan Freeman-i shqiptar për sa i përket recitimit të poezive.

Kjo mund të vërehet edhe në recitimin e vjershës “Në mundsh” të autorit Ryduard Kipling.

Çmimet dhe Nderimet

Në festivalin Kombëtar të teatrove profesioniste 1989 u shpall “Aktori më i mirë” me rolin e Sadush Nezirit te komedia “Hija e tjetrit” e Ruzhdi Pulahës. Po me këtë rol, në Festivalin Teatror Ballkanik të zhvilluar në Korinth të Greqisë, u vlerësua si ndër aktorët më të mirë. Në vitin 2002 fitoi çmimin e “Aktorit më të mirë” si protagonist në Festivalin e Aktrimit “Apollon 2002” me rolin e Nokës në komedinë “Sa mirë bëri që vdiq” të Ilir Bezhanit.

Më 1997 në edicionin e nëntë të Festivalit Eksperimental të teatrit të organizuar në Kajro të Egjiptit, Mirush Kabashi u vlerësua me “Sfinksin e artë” si interpretuesi më i suksesshëm mes 1000 aktorëve pjesëmarrës nga 46 vende të botës. Në vitin 2014 u nderua me titullin e lartë “Nderi i Kombit”, duke iu shtuar titujve të fituar më parë “Artist i Merituar”dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”

FOTO: ABC NEWS

Filmografia

Kronikë provinciale (2009)

Ne dhe Lenini (2008)

Nata (1998)

Edhe ashtu edhe kështu (1989)…. Babai i Almës

Binarët (film) (1987)

Telefoni i një mëngjesi (1987)….Kujtimi

Zëvendësi i grave (1987)……… Lisimak Voci

Nxënsit e klasës sime (1984)..Mësues Nardi

Kohë e largët (1983) ………Asketi Lithan

Dora e ngrohtë (1983) ………Brahushi

Shoqja nga fshati (1980) ………Nasi (dajua i Tirkes)

Një ndodhi në port (1980) ……….Calamani

Gezhoja e Vjeter (1980) ………Bake

Radiostacioni (1979) ……Nje nga tekniket e Radios

Koncert në vitin 1936 (1978)… Toger Shazivari

Zani partizani (1976) (TV)….Partizan-vëlla i zanit

Emblema e dikurëshme (1976) ……..Veniamin Papa.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara