Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvniho ëndërron finalet e Botërorit me Shqipërinë.
Ai ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”.
“Ëndrra është aty, nuk ka dyshim për të. Kjo varet vetëm nga mbështetja që marrim për punën që bëjmë, nga vendi, Federata, stafi teknik dhe grupi i madh i lojtarëve që po monitorojmë.
Të gjitha së bashku rrisin shanset që Shqipëria një ditë të luajë rregullisht në Botëror dhe në Evropian”, ka thënë braziliani.
Nesër, të shtunën, hedhet shorti i për grupet e Euro 2024 dhe Shqipëria do ta kuptojë se ku bën pjesë.
Në fushatën e sapombyllur kualifikuese Shqipëria për herë të parë në histori të eliminatoreve përfudnoi e para në grup.