www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vajza që mendohet se i ‘mori zemrën’ Drake

Posted on December 1, 2023December 1, 2023 by User User1

Kryefjala e ditës së djeshme ishte padyshim këngëtari botëror Drake, i cili në videoklipin e këngës së tij të re, “Polar Opposites” që është pjesë e albumit të tij të fundit “For All the Dogs”, u shfaq me një xhaketë me flamurin shqiptar, ndërsa edhe në tekst përmend Prishtinën. Ylli zgjodhi ta postojë këngën në 29 Nëntor, një ditë pas Ditës së Pavarësisë.

Në një paragraf Drake përmend emrin e një vajze që quhet Mariana, duke thënë se i ka thyer besimin dhe po ashtu në fund të paragrafit përmend Prishtinën.

”Mariana, ti më theve besimin. Pse duhet të dëgjosh propagandën? Ne sapo thyem akullin, dhe tani ne të dy po largohemi. U tregova i sjellshëm, nuk e kuptoj, duhet ta lini motrën të jetë zëri i arsyes, ose është teksti juaj që po e lexoj gabim, ose janë thjesht veprimet e tua mashtruese. Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, e di vetëm se tensioni po rritet…”, janë këto vargjet e Drake në hitin e tij të ri.

Po kush është Mariana që i theu zemrën Drake?

Përdoruesit e rrjeteve sociale, cdisa nga instiktet, disa edhe nga informaconet, mendojnë se kush është shqiptarja tashmë e famshme.

Jo vetëm kaq, ata kanë zbuluar edhe Instagram-in e saj, publik deri pak orë më parë dhe tashmë privat, me emrin “Marjana.Mariana”, teksa vajzat mendohet se është modele dhe influencere e njohur dhe që në të kaluarën Drake është parë t’i komentojë shpesh, por momentalisht nuk ndiqen me njëri-tjetrin. 

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara