Vlorë- Dita e Flamurit ka bërë bashkë në Vlorë, kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij të Kosovës, Albin Kurti.
Dy kryeministrat kanë marrë pjesë në ceremoninë simbolike të ngritjes së flamurit kuqezi në Vlorë, së bashku me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit, liderët e shtetit shqiptar, bashkë me Kryeministrin e Kosovës kanë vendosur kurora me lule në memorialin e Ismail Qemalit.
Ky është takimi i dytë i Ramës dhe Kurtit, pas krisjes që patën në lidhje me draft-statutin, që çoi edhe në anulimin e mbledhjes së dy qeverivëe. Ata u takuan më herën gjatë Samitit të Berlinit, ku në Tiranë mbërritën liderët e Bashkimit Europian.