Ish-kampioni paraolimpik Oscar Pistorius do të lirohet nga burgu në janar, gati 11 vjet pasi vrau të dashurën e tij. Pistorius qëlloi Reeva Steenkamp në ditën e Shën Valentinit në vitin 2013 në shtëpinë e tij në Pretoria. 37-vjeçari tha se ai qëlloi me armë përmes derës së banjës, duke ngatërruar Steenkamp me një hajdut. Ai tha se kishte qëlluar për sigurinë e tij.
Gjykata tha se vrasja ishte e paramenduar dhe Pistorius e qëlloi pas një debati. Pistorius fillimisht nuk u shpall fajtor për vrasje dhe në vend të kësaj u dënua për vrasje nga pakujdesia. Ai u dënua me pesë vjet në vitin 2014, u lirua nga burgu dhe u vendos në arrest shtëpiak. Një vit më vonë, ky dënim u rrëzua kur Gjykata e Lartë e Apelit e Afrikës së Jugut, e cila e shpalli atë fajtor për vrasje.
Ai u dënua me gjashtë vjet, që më pas u rrit në 13 vjet e pesë muaj pasi dënimi u konsiderua “shumë i lehtë” në një apel. Pistorius ka lindur në Afrikën e Jugut në vitin 1986. Në moshën 11 muajshe, të dyja këmbët i janë amptuar për shkak të një defekti të lindur. Ai vazhdoi të konkurronte në Lojërat Paraolimpike dhe u bë i pari i atlet me këmbët e amputuara që konkurroi në Lojërat Olimpike.