Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama është një emër që shpesh herë merr vëmendjen me deklaratat e saj.
Ajo njihet edhe për natyrën e saj pa komplekse që nuk heziton që të shpreh publikisht atë që mendon.
Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin.
Teksa u vu përball pyetjeve provokuese, Big Mama u ‘sfidua’ që të zgjidhte për të puthur njërin nga moderatorët e emisionit.
Pa hezituar, artistja shkoi dhe i dhuroi një puthje në buzë moderatores Erjola, e cila u shpreh se kjo ishte puthja e parë në buzë me një femër.
Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit nga Big Mama është kënga solo “Nafaka” që solli pak ditë më parë të shoqëruar me videoklip.