Robert Downey JR mishëroi Tony Stark dhe alter egon e tij Iron Man. Ai luajti aq mirë personazhin, saqë adhuruesit e kanë të vështirë të imagjinojnë ndonjë aktor tjetër në këtë rol. Në vitin 2008, Iron Man lejoi Marvel të ngrihej përsëri në këmbë dhe krijoi themelet për krijimin e botës së filmit që e njohim sot si MCU. Vitet e fundit, ka pasur zëra se Tom Cruise ishte zgjedhja e Marvel në vitet 1990 si aktori për të luajtur Iron Man.
Ndërsa Downey u bë aktori dhe MCU prezantoi konceptin e një multiversi, adhuruesit shpresonin të shihnin më në fund Cruise si heroin e tyre të preferuar. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Tani, në librin MCU: The Reign of Marvel Studios, të autores Joanne Robinson, është zbuluar se aktori 61-vjeçar ishte menduar me të vërtetë të luante Iron Man. Por kjo nuk ndodhi në fund për shkak të një prej kërkesave të tij që drejtuesit e studios nuk mundën ta plotësonin
.“Dhjetëra vite më parë, kur të drejtat për Iron Man ishin nën 20th Century Fox, një Tom Cruise në atë kohë 34-vjeçar mendoi idenë për të luajtur Tony Stark. Megjithatë, sipas Feige, kërkesat e Cruise për paga ishin shumë të mëdha për Fox, që në atë kohë nuk donte të rrezikonte me një superhero të paprovuar”, thuhet në libër.
Pavarësisht refuzimit nga Marvel dhe Fox, kjo uk e dëmtoi në asnjë mënyrë karrierën e Cruise, të cilën ai e pasuroi me filma të shumtë, veçanërisht ata nga ekskluziviteti i Mission Impossible. Filmi i tij i ardhshëm Mission Impossible 8 është vonuar për shkak të grevës së aktorëve.