www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U gjet pajetë në banesë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e shkakut të vdekjes së yllit të “Friends”

Posted on October 30, 2023 by User User1

Vdekja e yllit të “Friends”, Matthew Perry-n tronditi botën e artit dhe jo vetëm. Miliona fansa të serialit “Chandler Bing”, tashmë presin të zbardhet shkaku i vdekjes së serialit legjendar “Friends”.

Ndërsa hetimet vijojnë, hipoteza të ndryshme janë hedhur rreth vdekjes së aktorit të njohur. Ndërkohë mediat e huaja shkruajnë se pasi u gjet i vdekur në banesën e tij në Los Anchelos, TMZ publikoi audion e thirrjes drejtuar autoriteteve për ndihmë.

Trupi i pajetë i Perry-t u gjet i pajetë nga asistentja e tij persona, e cila thuhet se telefonoi 911. Në audion e publikuar dëgjohet shprehja, “shpëtim 23”, ku e dhëna e parë është fjala mbytje.

TMZ hedh dyshime lidhur me vdekjen e aktorit, teksa publikon edhe audion.

Kur ekipi i urgjencës mbërriti në shtëpinë e tij, ata gjetën Matthew Perry-n pa ndjenja në vaskë të nxehtë. Deri më tani nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga mjekësia shkaku i vdekjes së tij. Aktori u nda nga jeta të shtunën, më 28 tetor, në moshën 54-vjeçare.

Skenari më i mundshëm sipas raportimeve është se aktori ka pësuar një atak në zemër, ndërsa policia do të vazhdojë të hetojë vdekjen 54-vjeçarit.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara