www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mozzik: Hajdutët ma thyen shtëpinë, morën 100 mijë euro, orë, ari e armë e me leje

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Gramoz Aliu, apo siç njihet me emrin e tij artisik Mozzik, njofton se shtëpia e tij ka qenë cak i hajnave. Ai deklaron se hajdutët ia kanë vjedhur 100 mijë euro para të gatshme, orë, unaza, zingjirë e ari. Armë më leje thotë se i janë vjedhur, e kamera.

Në postimin që ka bërë në Facebook, reperi ka uruar që kjo vepër penale të zbardhet nga Policia e Kosovës.

Tutje, ai shprehet se është i rregullt në pagesën e tatimeve në ATK.

Postimi i tij i plotë:

Parmbrëmë paska qenë shtëpia ime epiqendra e hajnave ( hajduqëve)

Dëmi ka qenë shumë i madh duke u bazuar që hajnat kan hyrë brenda dhe kan thyer kasafortën fillimisht dhe kan marrë 100k ( njëqindmijë euro cash ) para nga kursimet e mia qe i bëj besoj qe 6/7 vite.

Nuk paskan lënë orë , unaza , zingjira , ari pa marrë edhe këto që tejkalojnë shumat e lartëcekura .

Rreth 15/16 armë me leje të gjitha i kan vjedhë.

Dmth i kan vjedhur të gjitha armët në shtëpi ( me leje të gjitha)

Dhe kan vjedhur komplet sistemin e dvr ( camera)

Falenderoj Policinë e Kosovës për angazhimin dhe zhvillimin që po e bëjnë qe kjo veper penale të zbardhet .

Unë jam tatim paguesi më i madh nga gjithë artistat në trojet shqipëtare është e njoftuar Administrata Tatimore , Ministria e Financave ( nëse vec iu intereson mediave)

Na marrshin t’ligat po u dashtë me lyp bre nëse ju kan vytë se kurrë deri sot s’kom ditë me kthy dikan..sa kan vjedhë kta hajna unë në vjet i shpërndaj napër njerëz pasha të madhin Zot .

Shnet Paçi !

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara