Sara Hoxha ka folur për herë të parë në një intervistë televizive në lidhje me përplasjen virtuale me Dafina Zeqirin.
Në një intervistë në “S’e Luan Topi”, ajo u shpreh se ka pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me Dafin, dhe nuk e priste një reagim të tillë nga ana e saj.
Megjithatë Sara u shpreh se çdo njeri ka arsyet e veta, dhe nuk do përpiqet të bindë atë prë të kundërtën e qëllimit të komentit që Ledri i bëri asaj.
“Unë kam qenë shumë OK me Dafinën dhe gjithë ish të dashurat e Ledrit. Nuk kam pse bëhem xheloze apo mbaj mëri. Këtë e ka ndjerë edhe Dafina. Nuk e di çfarë ndodhi dhe pse ajo u mërzit aq shumë. Unë e mora si shaka komentin që Ledri i bëri.
Mendova që edhe ajo do e marrë si shaka. Nuk e di pse u mërzit. Unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Sa herë që e kam takuar, kemi qenë shumë të afërta, mbase edhe më të afërta sa duhet. Unë jam sjellë shumë mirë. Nuk e di pse u mërzit. Unë mendoj që çdo njeri ka arsyet e veta. Dhe nëse ajo e mendon ashtu, le ta mendojë. Nuk jam aty për t’i thënë që nuk është ashtu si mendon ajo. I uroj gjithë të mirat”, tha Sara.