www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“City është skuadra më e mirë, por jam i lumtur këtu” – ylli spanjoll refuzon Guardiolën

Posted on August 21, 2023August 21, 2023 by User User1

Manchester City është në kërkim të një mesfushori ofensivë, por ka marrë një përgjigje negative nga ylli spanjoll Dani Olmo.

Mediat e ndryshme në Angli dhe Gjermani kanë raportuar se City ka dërguar një ofertë në drejtim të RB Leipzig për Dani Olmon.

Megjithatë ka qenë vet mesfushori spanjoll që ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka asgjë me Manchester Cityn.

“Nuk ka asgjë me Manchester Cityn. Jam i fokusuar në punën time te Leipzigu, në Bundesligë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Gjermanisë”

“City është një nga skuadrat më të mira në botë, Josko Gvardiol shkoi atje, por unë jam i lumtur këtu”, u shpreh mesfushori spanjoll.

25-vjeçari e ka nisur për mrekulli sezonin e ri duke realizuar katër gola në dy ndeshje me fanellën e Leipzig dhe ai pëlqehet shumë nga Pep Guardiola.

Olmo është një dëshirë e madhe edhe e Barcelonës, por duket se spanjolli është i vendosur të qëndroj te Leipzig. /Telegrafi

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara