www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Refuzon dy oferta multi milionëshe nga Arabia Saudite

Posted on August 9, 2023August 9, 2023 by User User1

Jo të gjithë futbollistët binden nga ofertat milionëshe nga Arabia Saudite dhe jo të gjithë pranojnë transferimin në Lindjen e Mesme.

Sulmuesi francez, Kingsli Koman ka refuzuar dy oferta të çmendura nga Arabia Saudite. Mediumi gjerman ‘TZ’ ka raportuar se dy skuadra nga katërshja e madhe në Arabinë Saudite (Al-Nassr, Al-Ittihad, Al-Hilal, Al-Ahli), kanë ofruar shuma të çmendura për transferimin e francezit.

Gjithnjë sipas mediumit gjerman, Koman ka pasur dy oferta në tavolinë njërën me 45 milionë euro në sezon dhe tjetrën me 65 milionë euro në sezon, por që të dyja i ka refuzuar.

Kontratat e ofruara nga klubet arabe kanë qenë tre vjeçare dhe Koman i bie që ka refuzuar 195 milionë euro për tre vite vetëm për të qëndruar te Bajerni.  Koman është pjesë e Bayernit që nga viti 2015, derisa ka rinovuar kontratën dhe është i lidhur me gjigantin gjerman deri në verën e vitit 2027./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara