www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

MPJ: VMRO-DPMNE nuk pranon se me një video që shpjegon procesin e negociatave me BE-në u zbulua propaganda e tyre

Posted on August 6, 2023August 6, 2023 by User User1

VMRO DPMNE nuk mund të pranojë se gënjeshtrat dhe propaganda e tyre për negociatat u zbuluan vetëm në një video të detajuar në të cilën shpjegohej saktësisht përmbajtja e kornizës negociouese, si dhe procedurat dhe parimet e procesit negociue, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të RMV-së.

“Qytetarëve iu bë e qartë se as Marrëveshja me Bullgarinë dhe as rishikimet nga Neni 12 nuk do të jenë pengesë për përparimin në integrimin evropian, pasi që ato nuk janë as pjesë e kapitujve, e as e dispozitave që përfshihen në planet aksionare e as diku tjetër në pjesën e posaçme të kornizës negociuese, për të cilën do të përpilohen raporte e mbi të cilat do të ketë votim.

Integrimi evropian i vendit paraqet interes strategjik shtetëror, për të cilin qytetarët, pavarësisht nga përkatësia politike, kanë të drejtë të informohen qartë dhe saktë për çështjet nga të cilat varet se në çfarë shteti do të jetojmë në të ardhmen. Qytetarët meritojnë debat të arsyetuar politik, jo akuza paushalle dhe spekulative për të cilat nuk ka asnjë bazë. Është për të ardhur keq që opozita, në vend që të paraqesë argumentet e saj dhe të shpjegojë publikisht qëndrimet e saja politike, zgjedh të përfshihet në tregime të sajuara me të cilat përpiqet të shmangë përgjegjësinë për inatin politik me të cilin vepron”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

MPJ thekson se qytetarët meritojnë të ardhme evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut meriton t’i vazhdojë me sukses negociatat dhe liderët e përgjegjshëm politikë  nuk duhet për shkak të interesave të ngushta partiake t’ia pengojnë këtë rrugëtim vendit.

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara