www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Pas publikimit të skandalit Rozeta Hajdari paditë Berat Buzhalën dhe zyrtarin e ministrisë së saj

Posted on August 4, 2023August 4, 2023 by User User1

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ka çuar padi në Gjykatë kundër gazetarit Berat Buzhala, gazetës së tij “Nacionale” si dhe zyrtarit të ministrisë, Enver Hajrullahu.

Këtë veprim ajo e ka bërë pas publikimit të skandalit me përgjimet ku shpërfaqen dallavere me furnizimin me grurë dhe vaj, shkruan lajmi.net.

Ajo ka thënë se po tentohet që të cënohet integriteti i saj me informacione të pavërteta.

Postimi i plotë:

Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.

Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë.

Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu. /Lajmi.net/

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara