www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Varësia ndaj internetit: Kina merr masa të rrepta, ndërpritet interneti gjatë natës për të miturit 

Posted on August 3, 2023August 3, 2023 by User User1

Fëmijët nën 18 vjeç në Kinë nuk do të jenë më në gjendje të hyjnë në internet në telefonat e tyre smartphone gjatë natës dhe koha që ata mund të jenë online gjatë ditës do të jetë e kufizuar, sipas legjislacionit të ri kundër varësisë ndaj internetit.

Bazuar në këto kufizime, të cilat pritet të hyjnë në fuqi më 2 shtator, asnjë i mitur në Kinë nuk do të mund të hyjë në internet nëpërmjet një celulari nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit .

Përveç kësaj, do të vendoset gjithashtu një sistem për të kufizuar kohën ditore të shpenzuar në internet: adoleshentët e moshës 16-17 vjeç do të mund të jenë online për dy orë, krahasuar me vetëm 40 minuta për fëmijët nën 8 vjeç.

Kina është një nga vendet që po aplikon masat më të rrepta në botë për kufizimin e internetit te fëmijët.

Nga viti 2021, ajo kufizoi sasinë e kohës që fëmijët mund të kalojnë duke luajtur online në ditë. Kina gjithashtu ngriu miratimet e video lojërave të reja për nëntë muaj, duke shkaktuar trazira në mesin e bizneseve të shumta në këtë sektor./sinjali

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara