Skuadra e madhe dhe me histori nga Holanda, Ajaksi ka arritur marrëveshje me portierin nga Kosova, Diant Ramaj. Sipas raportimeve në mediat e huaja, Ramaj tashmë është pajtur me kushtet që ka ofruar klubi holandez dhe pritet që të firmos kontratën me gjigantin e futbollit nga Holanda.
Shifra që pritet të paguaj skuadra e Ajaksit për portierin e Aintraht Frankfurtit është 12 milionë euro (përfshi edhe bonuset).
Ramaj ka lindur në Gjermani, por ka prejardhjen nga Gjakova e Kosovës. Ai momentalisht është portieri i kombëtares së Gjermanisë, në grupmoshat e reja./Lajmi/