Qendra Rajonale për Çështje Kufitare ka bërë kallëzim penal kundër personit B.A. nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për “kontrabandim me migrantë” dhe “falsifikim dokumentesh”. I dyshuari udhëtonte në autostradën Gjevgjeli-Shkup, me një veturë pasagjerësh të tipit “Volkswagen Tuareg”, me targa të marra nga një automjet tjetër që nuk ishte në pronësi të tij. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur shtatë emigrantë të paligjshëm nga Siria. Pas masave të marra nga punonjësit e policisë mjeti është konfiskuar, ndërsa personi në fjalë është dërguar në stacionin policor./zhurnal