www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lufta në Ukrainë/ Sërish sulme me dron në Moskë

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Lufta ka mbërritur në Moskë, kryeqyteti rus.

Kryebashkiaku i kryeqytetit, Sergei Sobyanin është shprehur se disa dronë janë rrëzuar gjatë natës,  por “një fluturoi në të njëjtën kullë në kompleksin e qytetit Moskva” që ishte në shënjestër të dielën.

Fasada e godinës është dëmtuar në katin e 21-të, thotë kryebashkiaku. Nuk raportohet për të lënduar.

Ministria ruse e mbrojtjes fajësoi Ukrainën për sulmin e fundit. Kievi zakonisht nuk bën komente për këtë çështje.

Në një deklaratë të shkurtër, Sobyanin tha se “xhami u shkatërrua mbi 150 metra katrorë”.

Ai shtoi se shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se dy drone ukrainas ishin rrëzuar nga sistemet kundërajrore në rajonin e Moskës.

Ai tha se një tjetër dron ishte rrëzuar në kompleksin jo-rezidencial të Moskva City.

Aeroporti Vnukovo i Moskës u mbyll për pak kohë, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.

Moska e ka akuzuar vazhdimisht Ukrainën për kryerjen e sulmeve me dronë në territorin e saj në muajt e fundit, duke përfshirë një në Kremlin – rezidenca e presidentit Vladimir Putin në kryeqytet – në maj.

Megjithëse Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për incidente specifike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se sulmet në territorin rus janë një “proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë”./zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara