www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Luanët” e Stambollit pranë nënshkrimit me Serhio Ramosin

Posted on August 1, 2023August 1, 2023 by User User1

Pas përfundimit të kontratës, me “gjigandët” francez të Paris Sen Zhermenit, “legjenda” e mbrojtjes spanjolle, Serhio Ramos, tashmë 37-vjeç, është në kërkim të një “aventure” të re në prag të largimit të tij nga futbollit profesionit.

Aludime të shumta e lidhnin ish-“shtyllën” e mbrojtjes së Real Madridit e Seviljas, me një kalim te rivalët e Inter Majamiit, Los Anxheles FC, mirëpo këtë të martë një mundësi e re duket të ketë dal në pah për spanjollin.

Bëhet fjalë për kampionët turq të Gallatasaraj, të cilët duket se janë të vendosur të bëjnë një merkato “ëndrrash” këtë verë, pas transferimeve të “yjeve” të futbollit, si Anhelino, Mauro Ikardi e Vilfred Zaha.

Bordi i Gallatasaraj e sheh Ramos, si zëvendësuesin e danezit, Viktor Nelson, i cili është pranë largimit nga klubi dhe për këtë aryse “luanët” e Stambollit janë duke u interesuar për shërbimet e 37-vjeçarit spanjoll. Sipas mediave turke, klubi dhe “legjenda” e Real Madrid kanë arritur dhe akordin mes tyre, teksa pritet që çdo gjë të zyrtarizohet shumë shpejt./alsat.mk

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara