Gjumi është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e njeriut dhe ndikon në gjithë aktivitetin e tij. Nëse nuk keni një gjumë të qetë, apo më keq akoma vuani nga pagjumësia, atëherë ndiheni përherë të pafuqishëm si dhe fillojnë problemet shëndetësore.
Për të shmangur problemet që vijnë nga mungesa e gjumit duhet të keni parasysh disa këshilla: Nga ora 20:00 e pas (nëse mundeni më parë është më mirë!), mundohu të ngadalësosh ritmin, ndal punën, shtyji detyrat për nesër, fike kompjuterin, humbe kontaktin me mjedisin e jashtëm.
Mundohuni të shkoni në shtrat në kohë e caktuar.
Hapni dritaret për ta ajrosur mirë dhomën para se të shkoni në shtrat.
Bëni dhomën tuaj të gjumit vendin e pushimit: zgjidhni llambat me dritë të ngrohtë dhe të butë, arredojeni atë me ngjyra natyrale dhe fibra natyrale.
Bëni një dush të ngrohtë para se të shkoni në shtrat. Ngrohja relakson muskujt dhe mukozën e frymëmarrjes, do të merrni frymë më mire.
Në dhomën e gjumit ndaloni, kompjutera dhe telefonat celularë. Kur shkoni në shtrat, lërini ato në karikim në një dhomë tjetër. Televizioni lejohet, por vetëm për të pajtuar gjumin dhe per tu relaksuar. Pra, me volum të ulët, shikoni ndonjë program të mërzitshëm si dokumentarë. Asnjë film aksion apo talk show nuk lejohet.
Mos luani sport në orët e mbrëmjes. Nëse aktiviteti fizik gjatë ditës pajtohet me gjumin, pak para gjumit mund të kompromentoje pushimin e natës për shkak të rritjes së temperaturës së trupit dhe endorfineve! Para se të shkoni në shtrat ju mund të bëni yoga ose meditoni.
Darkë të lehtë dhe pak alkool. Shmangni pije energjike. Zgjidhni fruta, karbohidrate integrale, proteina, pa ngrënë shumë. Hani disa bajame në fund të ushqimit, ato përmbajnë magnez, i cili relakson muskujt.
Para se të flini, imagjinoni imazhin e një vendi që e doni. Një kujtim të lumtur. Një projekt të ardhshëm. Mos mendoni për ngjarjet negative të ditës, ose listën e angazhimeve që ju presin nesër.
Pini një çaj bimor relaksues: pajton gjumin dhe redukton ankthin. Të përsosura ato në bazë të Dimelissa, rosolaccio, lime dhe valerian. Por edhe kamomil .