Dy persona kanë humbur jetën në distriktin Mentougou në Pekin, për shkak të rreshjeve të dendura të shiut që nuk kanë pushuar këto dy ditë.
Nga ora 20.00 e mbrëmjes të së shtunës deri në orën 13.00 të së djelës, kryeqyteti ka regjistruar mbi 176.9 milimetra shi, teksa distrikti Mentogou ka regjistruar 322.1 milimetra shi. Niveli më i lartë i rreshjeve të regjistruar në këtë distrik është 580.9 milimetra.
Shumë video kanë qarkulluar në rrjetet sociale kineze teksa shihen rrugë të përmbytura dhe ura të shkatërruara në zonën malore. Të dhënat sipas byrosë lokale të menaxhimit të emergjencave në distrik, tregojnë për mbi 5.000 persona të evakuar urgjent nga zonat e tyre të banimit, pasi sipas tyre për shkak të rreshjeve që do të vazhdojnë do të ketë sërisht përmbytje.
Sipas, zyrës së kontrollit të përmbytjeve në Pekin, shumë rrugë janë përmbytur dhe shumë të tjera janë bërë të pakalueshme për shkak të shkatërrimit dhe rrëshkitjes totale në distriktin Fangshan dhe atë Mentoguou.
Observatori Metereologjik i bashkisë së Pekinit, lëshoi sinjalin e kuq për stuhi të forta rreshjesh në disa zona të kryeqytetit, ndërsa Stacioni Hidrologjik rajonal sërisht në alarmin maksimal të kuq, ka kërkuar që të merren masat ekstreme për shkak të motit.
Në disa distrikte të Pekinit, është ngritur alarmi për shkak të rrezikut të shkatërrimit të rrugëve dhe problemeve gjeologjike. Distrikti Fangshan, Mentogou dhe Fengtai, janë në rrezik të madh pasi disa rrugë kanë rrëshkitur nga lagështira dhe janë shkatërruar një pjesë e madhe e tyre. Rrëshkitje të mëdha dheri që kanë bllokuar rrugët kryesore janë vënë re në këto distrikte tepër problematike.
Banorët e zonave tregojnë me frikë se shtratet e disa përrenjve kanë dalë jashtë kontrollit duke përmbytur dhe marrë me vete gjithçka gjejnë përpara. Uji ka mbuluar disa ura si dhe ka hyrë brenda disa restoranteve dhe supermarketeve të mëdha.
Brenda 24 orëve të fundit, Pekini ka regjistruar një shifër prej 138.3 milimetrash shi, në total 2.097 miliard metër kub ujë në të gjithë rajonin.
Qendra Kombëtare Metereologjike ka ngritur alarmin për stuhi dhe rreshje të forta gjatë ditës së tretë, pasi provinca dhe rajone në afërsi të Pekinit janë duke u përballur me rreshje ekstreme shiu. Alarmi i kuq është aktivizuar në rajon për herë të dytë që pas atij në vitin 2010./zhurnal